Prishtinë, 10 korrik 2026 17:57
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin Bazik për Xhenier Luftarak, një trajnim që synon përgatitjen profesionale të ushtarakëve në fushën e xhenios luftarake.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit fituan njohuri teorike dhe aftësi praktike në ndërtimin e fortifikimeve fushore, kryerjen e demolimeve, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe në përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere.
Sipas njoftimit, trajnimi u zhvillua sipas standardeve profesionale, me fokus në avancimin e aftësive teknike, forcimin e disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të ushtarakëve.
Përfundimi i këtij kursi konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së, duke kontribuar në rritjen e gatishmërisë së njësive për realizimin e misioneve dhe detyrave të tyre operacionale.

Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n