Prishtinë, 8 korrik 2026 18:59
U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e ka cilësuar si përmbyllje të një procesi të rëndësishëm demokratik për vendin.
Haxhiu tha se vullneti i qytetarëve, i shprehur përmes votës brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët në diasporë, tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare institucionale.
Ajo shprehu mirënjohje për institucionet zgjedhore dhe të gjithë ata që, sipas saj, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e procesit zgjedhor.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Tutje Haxhiu theksoi se besimi i dhënë nga qytetarët përfaqëson një përgjegjësi të madhe, duke shtuar se çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës.

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës