Prishtinë, 8 korrik 2026 15:29
Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në takimin e tyre në Bruksel sot nuk kanë arritur pajtim për të hapur grupkapitullin 3 në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë. KOHA mëson nga burimet diplomatike se së paku nëntë shtete anëtare janë shprehur kategorikisht kundër këtij vendimi. Vendimet për këtë hap, sikur për secilin hap në procesin e zgjerimit, merren vetëm me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.
Sipas burimeve diplomatike kundër ishin Holanda, Suedia, Belgjika, Finlanda, Kroacia, Bullgaria, tri vendet Baltike (Estonia, Lituania e Letonia) dhe me rezerva edhe disa vende tjera.
aqedonisht
Lajme
Arbëri
Ekonomi
Kronikë
OpEd
Kolumne
Editorial
Karikatura
Opinion
Analizë
Fejton
Botë
Rajon
Kulturë
Shtojca për Kulturë
Sport
Botërori 2026
Futboll
Basketboll
Luftarake
Sporte të tjera
Magazina
Lifestyle
Kuriozitet
Showbiz
Horoskopi
Auto
Tech
KTV
LAJMET E MBRËMJES
KONFRONT
INTERAKTIV
60 MINUTA
tre8tre
PIKË me Veton Surroin
SOT
Rose
Fiks n’Kohë
Jeta SOT
038
EXPRESS
Flladi Veror
JETA
TE LINDA
Amerikania përsëri në Kosovë
FAKTE me Adnan Merovcin
TEMPUS
BETIMI PËR DREJTËSI
SPORTI NË KTV
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE
NËPËR FILM
Hapësirë e sponsorizuar
Marketing
Arkivi
Close
Follow Koha.net
Youtube
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Letër lexuesit
Arbëri
Nuk kalon rekomandimi i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e bllokuar në hapjen e kapitujve me BE-në
vuciq
Nga: Augustin Palokaj
Augustin Palokaj
8 korrik 2026 14:58
Shpërndaje në:
Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në takimin e tyre në Bruksel sot nuk kanë arritur pajtim për të hapur grupkapitullin 3 në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë. KOHA mëson nga burimet diplomatike se së paku nëntë shtete anëtare janë shprehur kategorikisht kundër këtij vendimi. Vendimet për këtë hap, sikur për secilin hap në procesin e zgjerimit, merren vetëm me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.
Sipas burimeve diplomatike kundër ishin Holanda, Suedia, Belgjika, Finlanda, Kroacia, Bullgaria, tri vendet Baltike (Estonia, Lituania e Letonia) dhe me rezerva edhe disa vende tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në procesin e negociatave të anëtarësimit që nga fundi i vitit 2021. Komisioni Evropian kishte rekomanduar që të hapet ky grupkapitull duke nënvizuar se Serbia i ka përmbushur kriteret e nevojshme.
Në një “notë informuese”, Komisioni mes tjerash vlerëson edhe angazhimin e Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.
“Komisioni mund të informojë Këshillin se Serbia vazhdon të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, siç është konfirmuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në dokumentin që Komisioni Evropian ua ka dërguar vendeve anëtare, ku me një ton shumë pozitiv për Serbinë bën presion ndaj vendeve anëtare që të hapin kapituj të rinj në procesin e negociatave. Serbia për katër vjet nuk ka hapur asnjë kapitull.
Dialogu me Kosovën, krahas sundimit të ligjit, është parakusht për avancimin e përgjithshëm të Serbisë në procesin e negociatave të anëtarësimit. Në këtë letër, Komisioni Evropian vlerëson pozitivisht edhe reformat që ka bërë Serbia në fushën e mediave, gjyqësorit dhe në përshtatje me politikën e jashtme. Kjo letër e Komisionit ka hasur në kritika nga ana e disa shteteve anëtare sepse ato mendojnë se nuk pasqyron realitetin në Serbi.
Rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë e ka konfirmuar në debat në Parlamentin Evropian edhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
“Në kohën kur vendet e tjera po përparojnë në procesin e anëtarësimit, ne nuk duam që Serbia të mbetet prapa. Për këtë arsye, në dritën e disa zhvillimeve pozitive të kohëve të fundit, Komisioni ka përsëritur rekomandimin drejtuar Këshillit për të hapur grupkapitullin 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë”, ka thënë Kos.
Krejt ndryshe nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kritereve nga ana e Serbisë mendon Parlamenti Evropian, i cili madje ka kërkuar që asaj edhe t’i ndalen fondet për shkak të problemeve me sundimin e ligjit. Parlamenti Evropian ka kritikuar Serbinë edhe për raportet me Kosovën. Për këtë ka folur edhe Tonino Piculla, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.
“Në vend që të hapë dhe të mbyllë kapitujt e negociatave, qeveria e Serbisë po hap dilema të reja dhe po krijon tensione të reja me fqinjët. Nuk mund të flasim për përparim në dialogun me Kosovën nëse përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë nuk sillen para drejtësisë. Ne, si Parlament Evropian, duhet të jemi të palëkundur në përkushtimin tonë ndaj respektimit të vlerave dhe rregullave. Nuk mund të heshtim përballë prapakthimit në sundimin e ligjit, erozionit të standardeve demokratike dhe ndikimit shkatërrues në stabilitetin e rajonit”, ka thënë Piculla.
Parlamenti Evropian ka kritikuar Serbinë edhe për vazhdimin e forcimit të raporteve me Rusinë dhe për presion ndaj mediave. Rezoluta e cila kritikon Serbinë është miratuar në Parlamentin Evropian me 468 vota në favor, 116 kundër dhe 79 të përmbajtur

Kërcënime për largim nga puna, analistët kërkojnë hetim të rolit të Listës Serbe
Dokumentari që përplas narrativën zyrtare të Beogradit: Luftërat i kemi humbur, duhet pranuar realitetin e Kosovës së pavarur
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, temë kryesore e takimit Konjufca–Terras
Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë
Arbitraritet dhe torturë e re e Listës Serbe në Kllokot – Kundërshtarëve të Listës Serbe u ndalen pagat
Veselinoviq dhe Radojçiq ruhen nga personat që në fakt do duhej të arrestoheshin
Nuk kalon rekomandimi i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e bllokuar në hapjen e kapitujve me BE-në
Ministria e Infrastrukturës paralajmëron investime të reja në veri, planifikohet zgjerimi i rrugës Mitrovicë–Jarinjë
Policia e Kosovës kontrollon 121 lokale e qendra masazhi, mbyllen 19 biznese dhe arrestohen 15 persona
27-vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi, kërkohet përgjegjësi për krimin