Prishtinë, 7 korrik 2026 08:51
Punimet për ndërtimin e rrugës Shipashnicë–Desivojcë–Tërstenë, në Komunën e Kamenicës, po vazhdojnë sipas planit dinamik, ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Sipas ministrisë, ekipet në terren po realizojnë me intensitet fazat e radhës të projektit, i cili synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore në këtë pjesë të vendit.
Ministria thekson se investimi pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe social të lokaliteteve që përshkon kjo rrugë.
Tutje, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e projekteve që modernizojnë rrjetin rrugor në Kosovë dhe ofrojnë infrastrukturë më cilësore për qytetarët.

Ferati-Doli kritikon punën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut: Vetëm tetë mbledhje të rregullta brenda vitit
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Helmimi i qenve në veri të Mitrovicës, dukuri që po përsëritet ndër vite
Gjykata ndalon Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë ndërtimin e amfiteatrit, pranon kërkesën e “Trepçës”
Lista Serbe politizon mbishkrimin “E dua Mitrovicën”, kërkon largimin e tij
Policia asiston inspektorët në veri të Mitrovicës, tri lokale mbyllen përkohësisht
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet