Prishtinë, 3 korrik 2026 18:33
Në Obiliq u vendos gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare.
Investimi në Qendrën e re kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq synon të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore në komunë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të projektit theksoi rëndësinë e investimit dhe afatet e realizimit të tij.
“Porsa pamë projektin, i cili na dëshmon se sa moderne do të jetë Qendra kryesore e mjekësisë familjare këtu në Kastriot. Mësuam edhe që sipërfaqja e gjithëmbarshme do të jetë dy mijë e dyqind e pesëdhjetë metra katror, ndërsa punimet nga dita e sotme kur po e vendosim gurëthemelin do të përfundojnë jo më larg se brenda dy viteve, pra në fillim-verën e vitit 2028 kur është afati i fundit kur do të jetë e përmbyllur realizimi i qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Kastriot. Më shpejt se kaq – bën, më shumë nuk bën, dhe e falënderojmë operatorin ekonomik që do të punojë me dinamikë të shtuar në mënyrë që gjithçka të bëhet sa më shpejt, meqenëse tepër gjatë, për gati tri dekada, komuna e Obiliqit në Kosovën e pasluftës e ka pritur një objekt të tillë, i cili do të përbëhet edhe prej infrastrukturës moderne, por edhe prej pajisjeve të teknologjisë mjekësore që do të plotësojnë.” u shpreh Kurti.
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kësaj qendre tha se projekti ka rëndësi të madhe për qytetarët dhe se ndërtimi përfaqëson vetëm fazën e parë të zhvillimit të qendrës, duke paralajmëruar edhe faza të tjera në të ardhmen.
“E kam një emocion të veçantë për sot. Sot po e fillojmë gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare objekt që është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë. Është faza e parë dhe do të vazhdojmë edhe fazat e tjera, prandaj sot kam nderin që këtë gurthemeli ta vendosim së bashku me kryeministrin dhe Ministrinë e Shëndetësisë”, u shpreh Thaçi.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola