Prishtinë, 5 korrik 2026 12:50
Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez.
Siç deklaroi ai, 16,592 persona u lënduan në një seri tërmetesh shkatërruese, ndërsa rreth 16,309 banorë mbetën pa strehë, raporton shërbimi publik venezuelian VTV.
Ai vuri në dukje se 856 ndërtesa u dëmtuan nga tërmetet, të cilat shkaktuan shembjen e 190 ndërtesave të tjera.
Rodriguez tha se autoritetet venezueliane po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe ato humanitare, dhe shkalla e dëmit është ende duke u vlerësuar.
Më 24 qershor, Venezuela u godit nga dy tërmete të forta e të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, të cilat ndodhën 39 sekonda larg njëri-tjetrit, dhe shteti bregdetar i La Guaira, si dhe kryeqyteti, Karakas, u goditën më rëndë.
Pas atyre dy tërmeteve shkatërruese, Venezuela u godit nga më shumë se 600 lëkundje të mëvonshme, kryesisht me intensitet më të ulët, njëra prej të cilave mat 4.6 ballë të shkallës Rihter.

SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokururor të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë, e cilëson kërcënim bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci
SHBA dhe Irani pajtohen të zgjasin armëpushimin 60-ditor
Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad
Mbi 100 të vdekur në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë
Zelensky shkarkon ambasadorët në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi
Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë
Rrënohen pesë objekte afër Liqenit të Radoniqit
Janjiqi: Rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë
Rrënime të objekteve pa leje edhe në zonën afër Liqenit të Radoniqit