Prishtinë, 6 korrik 2026 10:53
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pas një vale të dytë sulmesh ruse brenda një jave, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas administratorit ushtarak të qytetit, Timur Tkachenko, rreth 46 persona janë plagosur, përfshirë pesë fëmijë. Ndërkohë, tre persona të tjerë janë vrarë në rajonin më të gjerë të Kievit, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në më shumë se 20 lokacione, pasi disa ndërtesa banimi shumëkatëshe janë goditur në dy zona të qytetit.
Sulmet ndodhën në prag të samitit të NATO-s në Turqi, ku pritet që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të zhvillojë takime me presidentin amerikan Donald Trump.
Vetëm disa orë para sulmeve, Zelensky kishte paralajmëruar se Moska po përgatitej për një “goditje masive” të dytë ndaj Kievit, pas sulmeve të së enjtes që lanë të paktën 30 të vdekur.
Gjatë natës janë dëgjuar shpërthime të fuqishme, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë qenë në veprim. Shumë banorë janë strehuar në hapësira nëntokësore.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se raketa balistike ruse kanë goditur disa objekte, duke shkaktuar zjarre në komplekse banimi. Janë dëmtuar gjithashtu depo dhe punishte.
Pamjet e mëngjesit tregojnë shkatërrime të mëdha, me disa blloqe banesash të shembura pjesërisht, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin persona të bllokuar nën rrënoja.
Ndërkohë, Ukraina ka akuzuar Rusinë për sulme të qëllimshme ndaj zonave civile, ndërsa Moska pretendon se ka shënjestruar objekte ushtarake dhe energjetike si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ukrainase

Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Pesë persona arrestohen afër bazës ushtarake britanike, dyshohen për terrorizëm
Trump refuzon planin 7-ditor të Iranit për përfundimin e luftës
Projektligji i ri në SHBA, asnjë tërheqje nga NATO pa miratimin e Kongresit
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë