Prishtinë, 4 korrik 2026 08:45
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.
Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.
Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.
Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan.
E kjo ditë shënohet me aktivitete të ndryshme edhe në vendin tonë, me organizim të shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Pesë persona arrestohen afër bazës ushtarake britanike, dyshohen për terrorizëm
Trump refuzon planin 7-ditor të Iranit për përfundimin e luftës
Projektligji i ri në SHBA, asnjë tërheqje nga NATO pa miratimin e Kongresit
CIA paralajmëron për kërcënim rus me dronë ndaj Spanjës, Francës dhe Italisë
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”