Prishtinë, 4 korrik 2026 11:19
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 dhe 3 korrik, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, është realizuar ushtrimi i përbashkët operacional “Shpata e Artë 2026-1”, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), KFOR-in, EULEX-in dhe AME-në.
Sipas një komunikate të Policisë, qëllimi i ushtrimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritja e gatishmërisë për reagim të koordinuar në menaxhimin e incidenteve kritike dhe situatave me rrezik të lartë, përmes procedurave të përbashkëta operative dhe ndërveprimit të strukturave të sigurisë.
Në kuadër të skenarit të ushtrimit u simulua reagimi ndaj kërcënimeve të sigurisë, identifikimi dhe menaxhimi i mjeteve shpërthyese, menaxhimi i protestave të dhunshme, përdorimi i mjeteve të specializuara, evakuimi i personave dhe koordinimi i plotë ndërinstitucional në terren.
Në ushtrim u angazhuan njësi operative dhe mbështetëse të Policisë së Kosovës, përfshirë Drejtorinë e Njësive Speciale Operative (DNJSO), Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), Njësinë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), Njësinë për Deminim dhe Asgjësim (NJDA), Drejtorinë për Siguri dhe Shëndet në Punë (DSHSH), si dhe njësitë e Rendit Publik.
Policia bëri të ditur se ushtrimi u ndoq nga drejtues të lartë të institucioneve pjesëmarrëse dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët vlerësuan nivelin e profesionalizmit, disiplinës operacionale dhe koordinimit ndërinstitucional gjatë realizimit të skenarit.
Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve operacionale, forcimin e bashkëpunimit me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe garantimin e sigurisë dhe rendit publik në Republikën e Kosovës.

Komandanti i KFOR-it takon shefen e përkohshme të BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurinë
Nga arrestimi në Merdarë te 30 ditë paraburgimi për Fehim Sali
Aktakuzë ndaj një personi për kërcënimin publik ndaj Albin Kurtit
Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte
Sukses në QKUK, mjekët largojnë tumorin 3.5 kilogramësh
Abdixhiku: U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm
Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i sjellim një president të ri
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës