Prishtinë, 4 korrik 2026 06:58
Në Kampin Vrellë u zhvillua ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, i udhëhequr nga KFOR-i, i ndërtuar mbi skenarë të reagimit ndaj situatave emergjente dhe menaxhimit të krizave në Kosovë.
Në Kampin Vrellë u zhvillua ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, i udhëhequr nga KFOR-i, i ndërtuar mbi skenarë të reagimit ndaj situatave emergjente dhe menaxhimit të krizave në Kosovë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci njoftoi se edhe FSK-ja ishte pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”.
“Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave operacionale, komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe reagimin emergjent, me synim forcimin e gatishmërisë dhe rritjen e efektivitetit në përballimin e situatave të ndryshme.
Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së dhe ekipet mjekësore, të cilat dëshmuan profesionalizëm, gatishmëri të lartë dhe aftësi të avancuara operacionale gjatë realizimit të detyrave.
Pjesë e ushtrimit ishin edhe KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe EULEX-i, duke reflektuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë në forcimin e kapaciteteve për reagim ndaj emergjencave”, shkroi në Facebook, Maqedonci.

Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Nis ndërtimi i stacionit policor në Dren të Leposaviqit, Policia konfirmon infrastrukturën rrugore fillimisht
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”