Prishtinë, 3 korrik 2026 11:28
Studentët në Serbi nuk duhet të merren me çështjen e Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, deklaroi të enjten aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Aida Çoroviq.
Ajo tha se kushdo që nuk pajtohet me këtë realitet mund ta vizitojë Kosovën për ta parë situatën në terren.
“Studentët nuk duhet të merren me temën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran… Nëse dikujt nuk i pëlqejnë këto fjalë ose e lëndon fakti që Kosova është shtet i pavarur, atëherë le të shkojë në Kosovë. Aty e pret Policia e Kosovës, nuk mund të paguajë me dinarë dhe nuk funksionojnë më institucionet e Serbisë. Sipas të gjitha gjasave, edhe Universiteti paralel i Prishtinës do të mbyllet. Nuk ekziston më asnjë institucion i Serbisë që funksionon në Kosovë”, deklaroi ajo.
Çoroviq shtoi se ka miq serbë nga veriu i Kosovës, të cilët, sipas saj, udhëtojnë drejt Novi Pazarit dhe Rashkës për të tërhequr para, pasi bankomatët serbë nuk funksionojnë në Kosovë.
“Posta nuk funksionon dhe praktikisht asnjë institucion serb nuk është funksional. Problemi nuk janë deklaratat e mia, por fakti që disa njerëz nuk e pranojnë të vërtetën. Ky është problemi i tyre”, tha ajo.
Aida Çoroviq u bë e njohur për publikun pasi dje hodhi vezë në muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq në Beograd. Ajo u sulmua nga përkrahësit e kriminelit Mlladiq e më pas u arrestua edhe nga policia.
“Jam aktiviste e të drejtave të njeriut për shumë vite dhe pozicioni im është të qëndrojë prapa të gjithë viktimave të Srebrenicës”, tha Çoroviq.

BE-ja konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
Kosova dhe Bangladeshi synojnë thellimin e bashkëpunimit, në fokus edhe punësimi i punëtorëve
Zulfaj thotë se Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE
Konjufca: Faktori shqiptar, i rëndësishëm për Malin e Zi
Kurti sërish iu shkruan liderëve opozitarë, kërkon takim të përbashkët
Aktakuzë ndaj një personi për kërcënimin publik ndaj Albin Kurtit
Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu
Patkoi” – kulmimi i një doktrine politike serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Parku Industrial i Podujevës, investim mbi 3 milionë euro për zhvillimin ekonomik të Llapit