Prishtinë, 2 korrik 2026 19:15
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, Zulfaj ka theksuar rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai ka nënvizuar se për Kosovën anëtarësimi në BE nuk është vetëm një akt formal, por një proces transformues që forcon demokracinë, nxit zhvillimin ekonomik dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.
“Kosova është e interesuar dhe e investuar plotësisht në këtë proces, ndërsa mbështetja e Gjermanisë është e rëndësishme për ta çuar atë përpara”, ka deklaruar Zulfaj.
Kryenegociatori e ka falënderuar ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve bazohen në vlera të përbashkëta dhe forcohen edhe nga kontributi i mërgatës kosovare në Gjermani.
Zulfaj ka vlerësuar gjithashtu rolin e Gjermanisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në integrimin ekonomik të rajonit përmes Procesit të Berlinit.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe ecuria e reformave që Kosova po zbaton në kuadër të Planit të Rritjes.

Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro
Herën e fundit kur shqiptarët u bënë bashkë, shënuan rezultat historik në Serbi
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Kusari-Lila: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi të reja për bizneset kosovare
Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian