Prishtinë, 2 korrik 2026 11:25
Një analizë e re e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka zbuluar mënyrën se si Kosova, Serbia dhe dialogu për normalizim paraqiten në mediat kineze, duke evidentuar një narrativë të qëndrueshme që favorizon perceptimin e Serbisë si aktor shtetëror të konsoliduar, ndërsa Kosovën e trajton më shumë si çështje të pazgjidhur sesa si shtet të plotë.
Studimi, i realizuar nga Ramadan Ilazi Ramadan Ilazi dhe Sadie Chavers, analizon 30 artikuj të publikuar në periudhën 2020–2026 në media të njohura kineze, përfshirë China Daily, Xinhua dhe Global Times.
Sipas gjetjeve, Serbia në këto media paraqitet kryesisht si partner i besueshëm dhe aktor sovran në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa Kosova shpesh kornizohet si “mosmarrëveshje”, “problem për menaxhim” apo si një hapësirë rajonale pa subjektivitet të plotë politik. Ky dallim në kornizim, sipas raportit, ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si audienca ndërkombëtare mund ta perceptojë realitetin politik të rajonit.
Raporti thekson se narrativat kryesore në mediat kineze ndërtohen rreth disa shtyllave: theksimi i sovranitetit shtetëror, mbështetja për pozicionin e Serbisë, kujtesa e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, si dhe trajtimi i dialogut Kosovë–Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian si një proces menaxhimi krizash, më shumë sesa si proces normalizimi mes dy shteteve të barabarta. Po ashtu, vihet re një fokus i shtuar në ndërlidhjen ekonomike dhe stabilitetin rajonal, shpesh mbi dimensionet politike të konfliktit.
Një nga pyetjet qendrore të analizës është edhe përzgjedhja e burimeve dhe zërave: cilat perspektiva përfshihen, cilat fakte theksohen dhe cilat mungojnë në mënyrë sistematike.
Sipas autorëve, kjo qasje krijon një tablo të pjesshme të realitetit në Ballkanin Perëndimor, ku disa aktorë shtetërorë amplifikohen, ndërsa të tjerët mbeten të nën-përfaqësuar.
Në një kontekst të rritjes së konkurrencës globale mbi narrativat dhe ndikimin gjeopolitik, raporti thekson se mënyra se si fuqitë e jashtme e “rrëfejnë” Kosovën dhe rajonin ka ndikim të drejtpërdrejtë në perceptimet ndërkombëtare dhe në dinamikat diplomatike.

Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën
Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n