Bâtiments et drapeaux
Prishtinë, 23 qershor 2026 19:40
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar sot raportin “Funksionimi i institucioneve demokratike në Serbi”, ku theksohet se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është çështje vendimtare për progresin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Raporti, i përgatitur nga raportuesit Victoria Tiblom (Suedi) dhe Yunus Emre (Turqi), nënvizon se Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mbetet një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e saj në BE.
“Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, mbetet një çështje serioze dhe është gjithashtu vendimtare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian”, theksohet në raport.
Raporti përmend edhe ngjarjet e Banjskës së shtatorit 2023.
“Më 24 prill 2026, një gjykatë në Prishtinë shpalli aktgjykimin lidhur me ngjarjet në Banjskë në shtator të vitit 2023, gjatë të cilave policia u përlesh me një grup personash të armatosur serbë, duke lënë të vdekur katër persona. Gjykata dënoi dy etnikë serbë me burgim të përjetshëm dhe një të tretë me 30 vjet burgim. Megjithatë, kryesit e tjerë të veprës, përfshirë Milan Radoiçiqin, një politikan dhe biznesmen i pasur i afërt me SNS-në, nuk janë ndjekur ende penalisht”, thuhet në raport.

Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista