Prishtinë, 7 nëntor 2026 10:53
Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur të premten, më 6 nëntor, rreth orës 08:00.
Nga goditja, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, shoferi i autobusit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen