Prishtinë, 7 nëntor 2026 17:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen të dielën, më 8 nëntor.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës, Kurti ka bërë të ditur se 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë vote.
Në garë për 29 vende në Këshillin Kombëtar Shqiptar janë katër lista zgjedhore me gjithsej 107 kandidatë.
Kurti ka theksuar se ky institucion rikthehet në përbërjen prej 29 anëtarësh, pas më shumë se një dekade kur kishte vetëm 15 anëtarë. Ky ndryshim, sipas tij, vjen si rezultat i regjistrimit të popullsisë të vitit 2022.
Ai ka rikujtuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kompetenca në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.
Në mesazhin e tij, Kurti ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, përfshirë pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe nënpërfaqësimin institucional.
Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përmes teksteve mësimore, bursave për nxënës e studentë, si dhe mbështetjes për kulturën dhe institucionet përfaqësuese.
Në fund, Kurti i ka ftuar qytetarët që të dalin në votime dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, lirshëm dhe sipas bindjeve personale

Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore