Prishtinë, 23 qershor 2026 14:44
Punonjës të institucioneve paralele serbe në Kosovë pretendojnë se po përballen me presion për të marrë pjesë në tubimin politik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i paralajmëruar për 27 qershor në Beograd.
Sipas dëshmitarëve të kontaktuar nga portali VeritasInfo, në disa institucione tashmë po përgatiten lista me emrat e të punësuarve që pritet të udhëtojnë drejt Serbisë.
Burimet pohojnë se në sektorë të ndryshëm, përfshirë arsimin, shëndetësinë, i ashtuquajturi autoritet i përkohshëm dhe ndërmarrja komunale “Standard”, po hartohen lista me emrat e punonjësve që pritet të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Sipas tyre, pjesëmarrja paraqitet zyrtarisht si vullnetare, megjithatë në praktikë thuhet se po ushtrohet presion ndaj të punësuarve për të siguruar një numër sa më të madh pjesëmarrësish.
“Askush nuk ju thotë drejtpërdrejt se duhet të shkoni, por drejtorët e institucioneve, të cilët janë të gjithë nga Lista Serbe, e bëjnë të qartë se do ta dinë kush ka qenë i pranishëm dhe kush jo”, ka deklaruar një nga dëshmitarët për Veritasinfo.

Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici