Prishtinë, 7 nëntor 2026 17:21
Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të qytetit të Krakovit në Poloni, të shtunën pasdite.
Sipas raportimeve të mediave polake, i dyshuari ka hapur zjarr nga një veturë ndaj personave që ndodheshin në sheshin kryesor të qytetit, “Rynek Główny”, një prej zonave më të frekuentuara nga turistët.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 15:00, ndërsa policia ka ndërhyrë për ta neutralizuar të dyshuarin.
Gjatë operacionit, i dyshuari është qëlluar nga policia dhe më pas është arrestuar. Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në mesin e personave të plagosur raportohet se ka edhe pjesëtarë të policisë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës mjekësore.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka bërë të ditur se është duke u informuar nga ministri i Brendshëm lidhur me situatën, ndërsa autoritetet po hetojnë motivin dhe rrethanat e plota të sulmit.

Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore