Prishtinë, 5 nëntor 2026 18:19
Ndryshimet e mundshme politike në Serbi mund të kenë pasoja përtej kufijve të saj, veçanërisht në raportet e Beogradit me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. Një nga çështjet që kërkon vëmendje të veçantë është e ardhmja e Listës Serbe dhe niveli i ndikimit që pushteti i ri në Serbi mund të ushtrojë mbi këtë subjekt politik. Kështu vlerëson analisti i sigurisë, Drizan Shala, i cili thekson se ndryshimi i pushtetit nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe përfundim i varësisë politike dhe financiare të Listës Serbe nga Beogradi.
Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike dhe të sigurisë, Drizan Shala, për Veritasinfo, vlerësom se një ndryshim i mundshëm politik në Serbi mund të ndikojë edhe në raportet e Beogradit me Listën Serbe, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht shkëputjen e varësisë së këtij subjekti politik nga Serbia.
Sipas Shalës, Lista Serbe nuk funksionon vetëm si subjekt politik brenda sistemit zgjedhor të Kosovës, por ndër vite ka ndërtuar marrëdhënie të fuqishme politike, financiare dhe institucionale me Beogradin.
Ai thekson se ndryshimi i pushtetit në Serbi mund të sjellë rikonfigurim të këtyre marrëdhënieve, përfshirë ndryshimin e personave që ushtrojnë ndikim politik dhe të mekanizmave të koordinimit.
Megjithatë, Shala vlerëson se nuk duhet të supozohet se kjo varësi do të përfundojë automatikisht me ndryshimin e pushtetit në Beograd.
Në këtë drejtim, ai konsideron se institucionet e Kosovës duhet të përcjellin me vëmendje tri zhvillime kryesore: vazhdimësinë e mbështetjes financiare nga Beogradi, strukturën e re të komunikimit politik me përfaqësuesit serbë në Kosovë dhe gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje konstruktive në institucionet e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, pikërisht këta tregues do të dëshmojnë nëse ndryshimi politik në Serbi do të sjellë një ndryshim real të qasjes ndaj Kosovës dhe përfaqësuesve politikë serbë, apo nëse do të kemi vetëm ndërrim të personave në pushtet, pa ndryshime thelbësore në raportet ekzistuese.

Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit