Prishtinë, 21 qershor 2026 12:17
Votat nga diaspora kanë bërë ndryshim në ndarjen e mandateve në këto zgjedhje. Vetëvendosje fitoi pesë ulëse më shumë, gjersa vlerësohet se një trend i tillë i mandateve mund të shtohet në vitet në vazhdim.
Në të gjitha proceset zgjedhore, janë pjesë kyçe e votimit.
Votat nga diaspora, shpeshherë lëvizin edhe renditjen e deputetëve.
E në këto zgjedhje të 7 qershorit, Vetëvendosje si parti e parë, mori pesë mandate nga mërgata.
Një trend i tillë, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, mund të vazhdojë të rritet edhe më shumë.
“Nuk përjashtohet mundësia që në ciklet e ardhshme zgjedhore nëse një trend i tillë vijon të rritet dhe që performanca e Lëvizjes Vetëvendosje vijon të mbetet pothuajse sa dyfishi i mesatares sa nivel vendi, numri i deputetëve që mund të sjellë ndryshim diaspora në proceset zgjedhore të jetë më i lartë se sa pesë. Pra derisa në zgjedhjet e vitit 2021 kemi pasur tri mandate, në zgjedhjet e dhjetorit 2 deri në 3 mandate tashmë kemi shkuar në pesë dhe gjasat janë që ky numër të rritet”, deklaroi për Tëvë1, Eugen Cakolli, hulumtues në KDI.
Në këto zgjedhje, mbi 22 mijë qytetarë që jetojnë në mërgatë e shfrytëzuan të drejtën e votës.
Sipas profesorit Mazllum Baraliu, diaspora edhe mund të ketë përfaqësim direkt në Kuvend.
Mirëpo një gjë e tillë, sipas tij, mund të bëhet vetëm nëse ndryshon Kushtetuta.
“Do të ishte më mirë që të ketë përfaqësim direkt, e ky përfaqësim do të thotë përmes deputetëve me kuotë të caktuar në Kuvend dhe përmes Qeverisë dhe institucionet të tjera. Mirëpo ne kemi një pengesë për të bërë këtë sepse me Kushtetutë nuk parashihet një gjë të tillë, ka shumë shtete që e kanë, atëherë duhet ndryshimi dhe plotësimi i Kushtetutës në mënyrë që të fusim një numër të caktuar të deputetëve ku diaspora do të konkurronte dhe t’i kishte të siguruara, pra me preferencë”, deklaroi Baraliu.
Në zgjedhjet e vitit 2021, mërgata kishte lëvizur renditjen me dy deputetë.

Kryeministri Kurti udhëton në SHBA, në agjendë takime me liderë ndërkombëtarë
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Senatorja Jeanne Shaheen: Serbia dhe Republika Sërpska kanë lidhje me Rusinë dhe interes për destabilizimin e rajonit
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Takohen Kurti e Hamza
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë