Prishtinë, 3 nëntor 2026 12:30
Është lansuar Platforma Nacionale e Identitetit Elektronik, Kuleta Digjitale dhe aplikacioni për nënshkrimin elektronik, iniciativa që synojnë avancimin e shërbimeve publike digjitale në Kosovë.
Në ceremoninë e lansimit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këto platforma përbëjnë një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të vendit.
Sipas tij, digjitalizimi do t’i afrojë shërbimet institucionale me qytetarët, duke ua kursyer kohën dhe duke reduktuar nevojën për vizita fizike në institucione.
Kurti shpjegoi se identifikimi elektronik u mundëson qytetarëve të dëshmojnë identitetin në mënyrë të sigurt në mjedisin digjital, ndërsa Kuleta Digjitale mundëson përdorimin e identitetit dhe kredencialeve digjitale.
Po ashtu, aplikacioni për nënshkrimin elektronik synon të mundësojë firmosjen e dokumenteve në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë për përdorimin e dokumenteve në letër apo praninë fizike në institucione.
Kurti bëri të ditur se aktualisht përmes platformës e-Kosova ofrohen më shumë se 330 shërbime digjitale për qytetarët dhe bizneset.
Ai tha se me funksionalizimin e identitetit dhe nënshkrimit elektronik synohet që një numër gjithnjë e më i madh i shërbimeve të përfundojë tërësisht online.
Sipas Kurtit, kjo do t’u krijojë mundësi edhe bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës të kryejnë shërbime administrative nga vendet ku jetojnë dhe punojnë, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Kosovës.
Kreu i Qeverisë falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e projektit përmes fondeve IPA, si dhe institucionet dhe profesionistët që kanë kontribuar në realizimin e tij.
Ai theksoi se zhvillimi i shërbimeve digjitale duhet të shoqërohet me përgjegjësi të lartë për sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave personale dhe besueshmërinë e sistemeve.
Kurti tha se synimi është ndërtimi i një administrate që funksionon sipas nevojave të qytetarëve, duke ofruar shërbime më të shpejta, më të thjeshta dhe të qasshme në çdo kohë dhe nga çdo vend.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali