Prishtinë, 3 nëntor 2026 19:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, pas pranimit të raporteve të reja të analizave të ADN-së nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë.
“Personat e identifikuar janë Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti, të cilët ishin pjesë e Grupit të Intelektualëve dhe njiheshin si veprimtarë të çështjes kombëtare” është shprehur Kurti.
Ai bëri të ditur se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, tashmë ka njoftuar familjet e tyre për identifikimin.
Kurti theksoi se tre intelektualët dhe veprimtarët ishin rrëmbyer në prillin e vitit 1999 nga forcat e armatosura serbe dhe më pas ishin zhdukur me dhunë.
Ai u shprehu ngushëllime familjeve, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.
Në reagimin e tij, Kurti kërkoi gjithashtu drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës, duke akuzuar Serbinë se vazhdon t’i mohojë dhe t’i fshehë ato, përmes klasifikimit dhe mbylljes së dokumenteve e arkivave, si dhe glorifikimit të autorëve të gjenocidit.
Në anën tjetër, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është duke vazhduar angazhimin në zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës.

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante