Prishtinë, 19 qershor 2026 12:06
Familja e kriminelit famëkeq të luftës, Nebojsha Pavkoviq, ish-komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar me 22 vjet burg për krime lufte në Kosovë, ngriti një padi kundër NATO-s sepse gjoja, Pavkoviq dyshohet se vdiq nga helmimi nga uraniumi i varfëruar i përdorur nga NATO në vitin 1999 gjatë bombardimit të RF të Jugosllavisë.
Avokati i familjes së Pavkoviqit, Srgjan Aleksiq, tha se një laborator italian i akredituar konfirmoi se në indin e Pavkoviqit kishte zbuluar praninë e “uraniumit dhe disa metaleve toksike në përqendrime dramatike të rritura, që është një pasojë e drejtpërdrejtë e bombardimeve të NATO-s”.
Aleksiq pretendon se Pavkoviq u sëmur me dy lloje kanceri – gjëndrës tiroide dhe pankreasit, me vlerësimin se “shfaqja e dy ose më shumë kancereve në të njëjtën kohë është një shenjë tipike e uraniumit të varfëruar”.
Në vitin 2009, Tribunali i Hagës e dënoi Pavkoviin për krime kundër njerëzimit, domethënë për dëbimin, vrasjen dhe persekutimin e shqiptarëve në Kosovë, dhe ai e vuajti dënimin në Finlandë. Në shtator 2025, ai u lirua para kohe për arsye shëndetësore dhe u kthye në Beograd me një aeroplan qeveritar, ku vdiq më 20 tetor 2025, në Akademinë Ushtarake Mjekësore, në moshën 79 vjeçare.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro