Prishtinë, 27 maj 2026 18:53
Gjatë ditës së djeshme Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën.
Sipas njoftimit, kjo shumë është ndarë në kuadër të Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
E në lidhje me këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore e nuk lidhet me zgjedhjet e 7 qershorit.
Reagimi i plotë:
“Subvencionimin e linjave ajrore për destinacione të caktuara e bëjnë shumica e shteteve ne rajon e më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit.
Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë. E përballë rrezikut që një pjesë e fluturimeve të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, vendimi ynë i djeshëm për të subvencionuar linjat ajrore që lidhin destinacionet e mërgatës sonë u bë i domosdoshëm.
Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë.
Vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.
Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit.
Mërgatë, mirë se vini!”.

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan
3.1 milionë euro për projektin infrastrukturor që lidh rrugën rajnole Prekoc-Marec-Krilevë
Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret
Punimet në rrugën Prizren–Tetovë avancojnë, projekti synon të afrojë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja