Prishtinë, 27 maj 2026 10:57
Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 maj të vitit 1999, konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviq, si kriminel lufte.
Më 1 prill të vitit 2001, Millosheviqi arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhrin e qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, pasi paraprakisht është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë.
Më vonë Millosheviqi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë.
Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002.
Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar me në fund të gushtit të atij viti.
Gjykimi kundër Millosheviqit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut.
Më 11 mars 2006 në ora 9:30, Millosheviq, i njohur si kasapi i Ballkanit, u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici