Prishtinë, 20 maj 2026 11:13
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar ndaj ndërhyrjeve të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës. Reagimi pasoi thirrjet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e qershorit të votojnë Listën Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e Beogradit Ambasada se është thelbësore të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve.
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 7 qershor janë një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre duke përdorur të drejtën e tyre për të votuar në një mënyrë të informuar dhe të vetëdijshme. Është thelbësore të mos ndërhyhet në procesin e formimit të vullnetit (qytetar)”, tha Payam Ghalehdar, zëdhënës i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë. Përveç thirrjeve për votim të Listës Serbe, së fundmi një numër zyrtarësh serb u shkarkuan nga puna në institucionet ku udhëheq Lista Serbe.

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”