Prishtinë, 20 maj 2026 08:03
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka ngritur alaramin së fundmi për presion ndaj serbëve të Kosovës para zgjedhjeve, duke akuzuar struktura të lidhura me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radojiçiqin për frikësim dhe shantazh në mbështetje të Listës Serbe.
Sipas tij, qytetarëve serbë po u bëhet presion përmes vendeve të punës, ndihmave sociale dhe formave të tjera të ndikimit politik, ndërsa ata që mbështesin alternativa të tjera përballen me frikësim dhe izolim.
Rashiq pretendon se Lista Serbe funksionon si zgjatim i politikës së Beogradit dhe se vendimet kryesore nuk merren në Kosovë, por nga qarqe të afërta me pushtetin në Serbi.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi për çështje politike, Arbnor Sadiku.
Ai thotë se kjo deklaratë e Rashiq është një realitet i ndikimit të vazhdueshëm të Beogradit tek serbët në Kosovë.
“Akuzat e Nenad Rashiqit më shumë reflektojnë realitetin e ndikimit të vazhdueshëm të Srpska Lista dhe strukturave të lidhura me Beogradin në politikën e serbëve në Kosovë, sesa thjesht retorikë elektorale”, thotë ai.
Gjithashtu shton se Lista Serbe ka pasur dominim në përfaqësimin e komunitet serb duke u mbështetut nga Vuçiq, pra kemi të bëjëm me një vazhdimsi të presionit politik.
“Për vite me radhë, Lista Serbe ka pasur dominim pothuajse të plotë në përfaqësimin politik të komunitetit serb, me mbështetje të hapur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Prandaj, pretendimet për presion politik apo kontroll mbi votën shihen si vazhdimësi e një modeli tashmë të njohur, e jo vetëm si përplasje mes rivalëve politikë në prag zgjedhjesh”, përfundoi Sadiku.
Vlen të theksojmë në deklaratat e tij, Rashiq përmendi edhe raste konkrete të presionit ndaj aktivistëve politikë dhe familjarëve të tyre.
Ai pretendon se qytetarëve u kërkohet të sigurojnë vota për Listën Serbe dhe madje të sjellin persona nga Serbia për të votuar në Kosovë. Këto veprime, sipas tij, po e deformojnë vullnetin e lirë të komunitetit serb në vend.

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
Kuvendi duhet konstituuar deri më 7 gusht
Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues
Nuk kalon rekomandimi i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e bllokuar në hapjen e kapitujve me BE-në
Kërcënime për largim nga puna, analistët kërkojnë hetim të rolit të Listës Serbe
Dokumentari që përplas narrativën zyrtare të Beogradit: Luftërat i kemi humbur, duhet pranuar realitetin e Kosovës së pavarur
Sonte përballje shqiptare në Ligën e Konferencës
Mbi 2 mijë maturantë në garë për 462 vende në Mjekësi
Në Leposaviq dhe Vushtrri gjenden armë, municion dhe një flamur me mbishkrimin “Kosovo je Serbia”
Ballkani barazon në Uells, kualifikimi vendoset në Kosovë