Prishtinë 20 Maj 2026 14:10
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se fenomeni i trysnisë së Beogradit mbi serbët e Kosovës për presion në votim ka marrë përmasa të thella dhe shqetësuese.
Ai ka thënë se një fenomen i tillë nuk ka qenë asnjëherë më i madh që prej viteve kur ai është në krye të Qeverisë.
Kurti në një konferencë për media ku është shpalosur pako qeveritare kundër mbeturinave, ka kujtuar edhe fjalën e ministrit në detyrë, Nenad Rashiq për presionin që po u bëhet serbëve të Kosovës për votuar Listën Serbe.
“Fjala ministrit për komunitete dhe kthim në mbledhjen e fundit të Qeverisë, mbi trysninë e tmerrshme që po bëhet mbi serbet e Kosovës nga Beogradi, që pa tjetër ta votojnë Listën Serbe dhe askënd tjetër.. janë alarmuese. Këtë lloj terrori që po benë Beogradi zyrtar ndaj Serbëve të Kosovës e kemi të dëshmuar prej vet ankesave të serbëve të Kosovës. Është një fenomen që ka marrë përmasa të thella si asnjëherë më parë në këto vitet prej se unë jam kryeministër”, ka thënë Kurti, raporton teve1.info
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i jep mbështetje të plotë organeve të hetuesisë dhe drejtësisë për këtë fenomen.

Kurti i drejtohet Zelenskyt: Njiheni Kosovën, mos i lini hapësirë propagandës së Putinit
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Kosova angazhon kompani amerikane për lobim në Uashington
Specialja në rend dite, deputetët sot përballen me votimin e ligjit
Kamberi e Memeti të kujdesshëm ndaj pushtetit të ri: Shqiptarët presin rezultate, jo premtime
Terras kritikon BE-në për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit