Prishtinë 19 Maj 2026 14:14
Është mbajtur Forumi Itali–Kosovë për Agrobiznes, ngjarje e organizuar me synim forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, me fokus të veçantë në sektorin e agrobiznesit, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Kosova ofron stabilitet makroekonomik dhe kushte të favorshme për investime, duke theksuar potencialin e forumit për krijimin e partneriteteve konkrete.
“Kosova sot ofron stabilitet makroekonomik, sistem financiar me standarde të larta, taksa konkurruese dhe një mjedis gjithnjë e më të favorshëm për investime. Në vitet e fundit kemi rritur eksportet, kemi përmirësuar klimën për biznes, dhe kemi tërhequr investime të reja. Por, mbi të gjitha, Kosova ka energjinë e njerëzve të saj si një popullsi e re, dinamike dhe sipërmarrëse, e cila kërkon partneritete serioze dhe afatgjata. Prandaj dhe ky forum ka rëndësi të veçantë e potencial të madh për të dhënë fruta. Këtu prezantohen kompanitë e produktet, si dhe krijohen kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet të interesuarve si prodhuesit, institucionet dhe investitorët. Dhe pikërisht këto kontakte janë baza mbi të cilën ndërtohen projektet konkrete dhe bashkëpunimet afatgjata”, tha ai.
Kurti shtoi se takimet biznes me biznes do të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
“Unë jam i bindur se takimet B2B, biznes me biznes, diskutimet profesionale dhe aktivitetet promovuese të organizuara sot do të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi mes Kosovës dhe Italisë, jo vetëm në sektorin agroindustrial, por edhe më gjerë. Kosova është e hapur për investime, për ide të reja dhe për partneritete serioze ekonomike”, tha Kurti.

Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Lokalizohet zjarri në Trepçë, 63 minatorë nisin të dalin nga miniera
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit