Prishtinë, 20 nëntor 2026 11:22
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se strukturat paralele serbe në veri të Kosovës janë shkatërruar, ndërsa institucionet e vendit kanë mbyllur 29 rrugë ilegale që përdoreshin për qarkullim të paligjshëm.
Kurti ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka shkatërruar edhe tri laboratorë të drogës dhe ka zbuluar 12 lokacione ku mbaheshin armë.
Ai ka theksuar se në zonat ku më parë nuk kishte stacione policore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit, tashmë janë funksionalizuar nëntë të tilla.
Në kuadër të rezultateve në luftën kundër korrupsionit, Kurti ka deklaruar se mbi 350 zyrtarë publikë janë arrestuar, ndërsa ndaj më shumë se 1 mijë e 600 personave janë paraqitur kallëzime penale për korrupsion.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se Strategjia Kundër Korrupsionit pritet të dërgohet për miratim në dhjetor, duke paraparë masa për identifikimin e rreziqeve dhe përgjegjësitë institucionale për tri vitet e ardhshme.

Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Kosova kalon në pagesa të shpejta, paratë do të transferohen 24/7
Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit