Prishtinë, 19 nëntor 2026 16:25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës Projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh. Ai ka paralajmëruar rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga 1 korriku 2027, si dhe vazhdimin e pagesës së pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.
Gjatë prezantimit të Projektligjit për ndarjet buxhetore, Kurti ka bërë të ditur se buxheti i propozuar është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i këtij viti.
Nga shuma e përgjithshme, 908 milionë euro janë paraparë për financimin e komunave, ndërsa 1 miliard e 85 milionë euro për paga dhe mëditje.
Kurti ka thënë se financimi i komunave përmes këtij buxheti arrin nivelin më të lartë deri më tani.
Sa i përket punonjësve të sektorit publik, ai ka bërë të ditur se paga e 13-të do të realizohet në gjysmën e parë të vitit 2027, ndërsa nga 1 korriku do të nisë zbatimi i koeficientit të ri të pagave prej 120 eurosh, nga 110 euro sa është aktualisht.
Sipas Kurtit, buxheti për paga, i ndarë për rreth 85 mijë punonjës publikë, reflekton një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh.
Në fjalimin e tij, Kurti ka njoftuar edhe për rritjen e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga vetë ekipet.
Projektbuxheti për vitin 2027 është në fazën e shqyrtimit parlamentar dhe pritet të kalojë në procedurat e mëtejshme në Kuvend për miratim përfundimtar.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Pranohet dështimi në rastin e Arlinda Zekajt, mungonte dokumenti obligativ
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person