Prishtinë 19 Maj 2026
Bojan Jevtiq, ish-toger i Policisë së Kosovës, i dyshuar për veprën penale spiunazh ka pranuar fajësinë.
Prokurori special Bekim Kodraliu, ka thënë se i akuzuari ka pranuar fajësinë në prani të palës mbrojtëse për dy veprat penale.
“I pandehuri ka pranuar fajësinë për veprat penale të spiunazhit dhe të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ka thënë ai.
Kodraliu ka treguar edhe propozimin e Prokurorisë për dënim ndaj Jevtiq, të cilin ka kërkuar që Gjykata ta miratojë.
“Në kuadër të marrëveshjes, Prokuroria i ka rekomanduar Gjykatës, shqiptimin e një dënimi unik për dy vepra penale. Në pajtim me kushtet e dakorduara mes palëve. Dënimin plotësues për mos ushtrimin në organet shtetërore për një periudhë prej 5 vitesh, konfiskimin e pasurisë së specifikuar. Prokuroria i propozon gjykatës që të aprovojë propozimin dhe të njëjtën ta marrë për bazë me rastin e aktgjykimit”, tha ai në seancë, raporton teve1.info.
Jevtiq, dyshohet se zyrtarit të BIA-s ia ka mundësuar qasjen në kompjuterin zyrtar, duke rrezikuar policët, sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Lokalizohet zjarri në Trepçë, 63 minatorë nisin të dalin nga miniera
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit