Prishtinë, 20 nëntor 2026 19:27
Kosova ka lansuar sistemin e ri të pagesave të shpejta, i cili do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të transferojnë para brenda pak sekondave, në çdo kohë të ditës dhe shtatë ditë në javë.
Sistemi i ri është prezantuar të premten në një ceremoni të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku mori pjesë edhe kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti.
Kurti e cilësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës financiare të vendit dhe përafrimit me standardet evropiane.
Ai tha se sistemi do të mundësojë kryerjen e transfereve bankare pa kufizime të orarit të punës së bankave dhe ditëve të pushimit.
Sipas tij, kjo risi pritet të lehtësojë pagesat e përditshme, të përshpejtojë qarkullimin e mjeteve financiare për bizneset dhe të ulë kostot e transfereve për qytetarët.
Kreu i Qeverisë e vlerësoi sistemin edhe si një hap konkret drejt integrimit të Kosovës në hapësirën financiare evropiane, në kuadër të procesit të anëtarësimit në SEPA – Zonën e Vetme të Pagesave në Euro.
Ndërkaq, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sistemi do të nisë funksionimin më 23 nëntor në katër banka komerciale, ndërsa nga muaji shkurt pritet të shtrihet në të gjitha bankat në vend.
Lansimi i këtij sistemi është mbështetur financiarisht nga Banka Botërore, ndërsa në realizimin e projektit kanë kontribuar edhe Ministria e Financave dhe BQK-ja.

Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Kurti: Strukturat paralele në veri janë shkatërruar, 29 rrugë ilegale janë mbyllur
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit