Preshevë, 21 nëntor 2026 06:43
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka kërkuar qeverisë së re që ta zgjidhë çështjen e njohjes së diplomave të fituara në universitetet e Kosovës, duke e renditur atë ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kamberi ka theksuar se kjo çështje është pjesë e problemeve të pazgjidhura prej vitesh dhe se institucionet e Serbisë duhet të përmbushin obligimet e marra përmes marrëveshjeve të mëhershme.
Ai ka rikujtuar Planin Shtatëpikësh dhe Planin e Veprimit të vitit 2022, si dokumente që përcaktojnë hapat për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.
Kamberi ka kërkuar që njohja e diplomave të Kosovës të trajtohet si çështje konkrete e të drejtave dhe barazisë, e jo si temë për pazare politike.
“Për mënyrën, dinamikën dhe mekanizmat institucionalë të zgjidhjes së problemeve mund të bisedojmë. Por për vetë të drejtën e barazisë nuk mund të negociojmë”, ka deklaruar Kamberi.
Ai ka theksuar se përfaqësuesit shqiptarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shumicën e re parlamentare, por se qëndrimi i tyre do të varet nga veprimet konkrete të institucioneve dhe jo nga premtimet politike.

Kosova kalon në pagesa të shpejta, paratë do të transferohen 24/7
Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Kurti: Strukturat paralele në veri janë shkatërruar, 29 rrugë ilegale janë mbyllur
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit