Mitrovicë, 20 nëntor 2026 13:05
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e gjashtë objekteve të ndërtuara pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga gjashtë objektet që do të rrënohen, katër janë veranda dhe dy shtëpi.
Pacolli ka theksuar se aksioni vjen pas përfundimit të rrënimit të ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, ndërsa ka paralajmëruar se aktivitetet e njëjta do të vazhdojnë edhe në zonat përreth liqeneve të Batllavës dhe Badovcit.
Ministrja ka deklaruar se institucionet nuk do të lejojnë ndërtime të paligjshme që cenojnë pasuritë natyrore dhe burimet ujore të vendit.
“Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim!”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka theksuar se mbrojtja e liqeneve dhe burimeve ujore mbetet përgjegjësi e përbashkët, duke paralajmëruar vazhdimin e aksioneve për largimin e ndërtimeve pa leje në këto zona.

Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Kosova kalon në pagesa të shpejta, paratë do të transferohen 24/7
Kurti: Strukturat paralele në veri janë shkatërruar, 29 rrugë ilegale janë mbyllur
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit