Prishtinë, 5 maj 2026 07:20
Raporti më i fundit i Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka rikthyer në fokus ndërkombëtar pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke evidentuar një sërë shkeljesh dhe sfidash që vazhdojnë të prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Në lidhje me këto gjetje ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ka theksuar se raporti konfirmon shqetësimet e ngritura prej kohësh për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në këtë rajon, përcjell Veritasinfo.
Sipas raportit, problemet kryesore përfshijnë gjuhën e urrejtjes ndaj pakicës shqiptare, përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucionet shtetërore, si dhe zbatimin diskriminues të ligjit për vendbanimin.
Ky i fundit, sipas gjetjeve, ka çuar në pasivizimin e adresave të shumë qytetarëve shqiptarë, duke u mohuar atyre të drejta themelore civile dhe politike.
Kamberi ka vlerësuar se këto konstatime nuk janë thjesht vlerësime teknike, por pasqyrojnë realitetin e përditshëm të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë me masa konkrete, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe obligimet që rrjedhin nga konventat për të drejtat e njeriut.
Raporti i Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor nënvizon se respektimi i të drejtave të pakicave nuk është çështje zgjedhjeje politike, por një detyrim ndërkombëtar dhe bazë themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit