Prishtinë, 5 maj 2026 06:43
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në një takim bilateral në Qeverinë e Armenisë nga kryeministri Nikol Pashinyan, gjatë një vizite zyrtare më 3 maj.
Ky takim dhe fotografia e përbashkët mes dy liderëve është komentuar edhe në emisionin “Matrix” në Tëvë1, ku eksperti i sigurisë Ilir Kulla e ka cilësuar atë si një moment me rëndësi diplomatike.
Sipas tij, kjo vizitë mund të ketë ndikim në raportet e ardhshme mes Kosovës dhe Armenia, shtet i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kjo foto me kryeministrin Pashinyan është e rëndësishme, sepse vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën dhe ka një pozicion kompleks gjeopolitik. Në këtë kuptim, ajo mund të shihet si hap i vogël drejt afrimit diplomatik,” ka thënë Kulla.
Ai ka shtuar se takime të tilla kanë edhe dimension simbolik për Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të diplomacisë aktive.
“Kjo është një foto që tregon rëndësinë e diplomacisë dhe prezencës së Kosovës në vende të reja. Shpresojmë që në të ardhmen të shohim hapa konkretë si hapja e zyrave apo forma të tjera bashkëpunimi,” ka deklaruar ai

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit