Drenas, 10 prill 2026 08:11
Fermerët e komunës së Drenasit do të përfitojnë mbështetje financiare mbi 110 mijë euro, në kuadër të një projekti që synon zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë dhe rritjen e prodhimit vendor.
Marrëveshja është nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe organizatës Islamic Relief Worldwide – Zyra në Kosovë.
Kjo nismë ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës për fermerët, duke u mundësuar atyre investime në pajisje, infrastrukturë bujqësore dhe zgjerim të kapaciteteve prodhuese. Projekti pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit dhe të ardhurave në sektorin e bujqësisë në këtë komunë.
Mbështetja financiare është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Drenasit dhe organizatës “Islamic Relief”, ku pjesa më e madhe e mjeteve mbulohet nga donatori, ndërsa pjesa tjetër nga komuna. Në këtë proces do të përfshihen edhe vetë fermerët përfitues, të cilët do të kontribuojnë me një përqindje të caktuar, duke rritur kështu ndjenjën e përgjegjësisë dhe qëndrueshmërinë e investimeve.
Nga autoritetet lokale bëhet e ditur se ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për fuqizimin e sektorit bujqësor, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal, duke krijuar mundësi më të mira për fermerët dhe duke ndikuar pozitivisht në tregun vendor.

Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese