Istog, 10 prill 2026 12:26
Në komunën e Istog po vazhdon ndërtimi i 65 njësive banesore në kuadër të Programit për Banim të Përballueshëm dhe Social, të dedikuara për çiftet e reja dhe familjet me gjendje të rënduar sociale.
Gjatë një vizite në vendpunishten, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e kushteve të jetesës për kategoritë në nevojë.
“Banesat janë të vendosura në një mjedis të bukur me pamje nga bjeshkët e Istogut dhe pritet të jenë të gatshme për shfrytëzim nga familjet përfituese brenda vitit 2027”, deklaroi ajo.
Ky projekt synon të lehtësojë qasjen në strehim për qytetarët që përballen me vështirësi ekonomike, duke ofruar kushte më të mira jetese dhe duke ndikuar në stabilitetin social në këtë komunë.

Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese