Prishtinë, 28 nëntor 2026 10:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke vënë në pah përpjekjet dhe koordinimin e atdhetarëve shqiptarë para 28 Nëntorit të vitit 1912.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka theksuar se shpallja e Pavarësisë në Vlorë nuk ishte një ngjarje e papritur, por rezultat i një organizimi të gjatë, ku rol të rëndësishëm kishin luajtur qindra telegrame mes përfaqësuesve të qyteteve shqiptare.
Ai ka përmendur telegramin e Ismail Qemalit, të dërguar më 9 nëntor 1912 nga Vjena, përmes të cilit njoftonte ardhjen e tij dhe shprehte bindjen se e ardhmja e Shqipërisë ishte siguruar.
Kurti ka rikujtuar edhe thirrjen e parisë së Vlorës, e cila u ishte drejtuar rreth 30 qyteteve shqiptare, duke kërkuar bashkim dhe ruajtjen e qetësisë deri në mbërritjen e Ismail Qemalit.
Sipas tij, flamuri kuqezi nuk u ngrit vetëm në Vlorë, pasi edhe disa qytete të tjera shqiptare kishin shpallur më herët pavarësinë.
“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ishte rezultat i përpjekjeve, organizimit dhe sakrificës së shumë brezave shqiptarësh.

Dëshmitë e vitit 1990: Nxënësit shqiptarë u helmuan, Serbia fliste për “histeri kolektive”
Sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndalohen tre persona
Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
Veselinoviq, para zgjedhjeve u përpoq të lidhej me Vuçiqin, u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve me një makinë që nuk binte në sy
Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u dhurua, u arrit me përpjekje brezash
Picula: Serbia vazhdon me narrativën e viteve ’90