Mitrovicë e Veriut, 08.04.2026 21:45
Ritmi i zakonshëm i punës nuk ndryshoi, por lista e stafit po.
Një laboranteje që punonte në Qendrën e Mjekësisë Familjare në kodrën e minatorëve, të martën iu shkëput kontrata.
Pushteti serb në Mitrovicë të Veriut e largoi nga puna me arsyetimin se kishte performancë të dobët.
E njëjta, për shkaqe sigurie, nuk deshi të identifikohej.
Megjithatë, i tha televizionit se arsyetimi i komunës ishte i padrejtë, meqë sipas saj, aty mungonin edhe mjetet esenciale të punës.
Të tilla vendime po shihen si tendencë për largim të shqiptarëve nga puna.
“Janë duke u ftuar pothuajse çdo ditë duke i marr në pyetje, thuajse po hynë intervistë prapë, ka punëtor që i kanë përmbushur 6 muaj, por që kjo qeverisje iu kërkon edhe gjashtë muaj mbikëqyrje. Tendenca po shihet qartë, largimi i shqiptarëve nga vendet e tyre të punës”, shprehet Aida Ferati-Doli, asambleiste në Mitrovicë të Veriut.
Në dijeni për këtë çështje është edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ky madje tha se ka pasur takim edhe me kryetarë komunash për këtë çështje.
“Unë kam pranuar disa ankesa dhe i kemi sugjeruar që edhe ata njëjtë t’i adresojnë gjitha ankesat e tyre tek organi përgjegjës. Unë i kom taku edhe kryetarët serb, e kemi hap edhe këtë temë. Unë jam i bindur që të gjithë ata që kanë të drejtë kontraktuale të jenë në marrëdhënie pune do të jenë në marrëdhënie pune”, shprehet Krasniqi.
Largime të shqiptarëve nga puna pati që kur udhëheqjen e komunave me shumicë serbe në veri e morën kryetarët serbë.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n