Prishtinë, 28 nëntor 2026 07:41
Ngjarjet e marsit të vitit 1990, kur mijëra nxënës shqiptarë në Kosovë shfaqën simptoma të rënda shëndetësore, janë rikthyer në vëmendje përmes një hulumtimi të publikuar nga KALLXO.com në bashkëpunim me Oral History Kosovo.
Hulumtimi sjell dëshmi të të mbijetuarve, personelit mjekësor dhe studiuesve, duke rishqyrtuar rrethanat e sëmundjes masive që preku nxënësit shqiptarë në disa qytete të Kosovës.
Sipas dëshmive të publikuara, nxënësit përjetuan simptoma si të vjella, dridhje të trupit, humbje të vetëdijes dhe kriza konvulsive. Rastet e para u raportuan më 19 mars 1990 në Podujevë, ndërsa më pas fenomeni u përhap edhe në qytete të tjera.
Autoritetet e atëhershme serbe e cilësuan ngjarjen si “histeri kolektive”, duke mohuar helmimin. Megjithatë, analizat e realizuara në laboratorë jashtë Kosovës, përfshirë në Gjenevë dhe Kroaci, raportuan gjetje që lidhnin rastet me ekspozimin ndaj substancave kimike të grupit të organofosfateve.
Hulumtimi përfshin edhe pretendimin e intelektualit serb Dušan Janjić se helmimi ishte organizuar nga autoritetet serbe për të nxitur ndarjen e nxënësve shqiptarë dhe serbë në shkolla.
Ngjarjet e vitit 1990 trajtohen edhe në kontekstin e represionit të atëhershëm në Kosovë, largimit të punëtorëve shqiptarë nga institucionet dhe përpjekjeve për të kontrolluar informacionin lidhur me rastet e nxënësve të sëmurë.

Sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndalohen tre persona
Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
Veselinoviq, para zgjedhjeve u përpoq të lidhej me Vuçiqin, u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve me një makinë që nuk binte në sy
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Dëshmitë e vitit 1990: Nxënësit shqiptarë u helmuan, Serbia fliste për “histeri kolektive”
Picula: Serbia vazhdon me narrativën e viteve ’90
Ish-ushtaraku që ishte i mobilizuar gjatë luftës në Kosovë, kandidat për president të Serbisë