Vlorë, 28 nëntor 2026 12:26
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni, krerët e të dy shteteve janë bërë bashkë për të shënuar një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.
Me këtë rast, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke e cilësuar atë si një datë të shenjtë që bashkon shqiptarët përtej kufijve shtetërorë.
“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori”, është shprehur ajo.
Shiroka Pula ka theksuar gjithashtu se nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë duhet të shërbejë si përgjegjësi për ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve kombëtare, si dhe për ndërtimin e së ardhmes me unitet dhe dinjitet.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve më të lartë institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë në këtë ceremoni shënon edhe një tjetër moment të përbashkët në kremtimin e Ditës së Flamurit.

Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u dhurua, u arrit me përpjekje brezash
Dëshmitë e vitit 1990: Nxënësit shqiptarë u helmuan, Serbia fliste për “histeri kolektive”
Sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndalohen tre persona
Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
Krerët e shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë në Vlorë, shënojnë 114-vjetorin e Pavarësisë
Picula: Serbia vazhdon me narrativën e viteve ’90