Prishtinë, 09 prill 2026 09:44
Eksperti amerikan, Edward P. Joseph, ka paralajmëruar se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga KFOR do të përbënte një gabim serioz me pasoja për stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Joseph theksoi se një veprim i tillë do të rrezikonte paqëndrueshmëri të shtuar, duke shtuar se shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos ndërmarrin një hap të tillë.
Ai ngriti shqetësimin edhe për qasjen e Donald Trump, të cilin e cilësoi si të paparashikueshëm, duke mos përjashtuar mundësinë që një vendim i tillë të merret.
“Nëse SHBA-të do të tërhiqeshin nga KFOR-i, do të ishte një gabim shumë i rëndë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë. E kam ngritur këtë çështje me zyrtarë të Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe anëtarë të Kongresit. Madje i kam shkruar edhe një letër sekretarit Rubio, duke i kërkuar administratës që të mos tërheqë trupat”, deklaroi Joseph.

Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Konjufca ia kërkon homologut grek njohjen e Kosovës
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës