Prishtinë, 07.04.2026 21:48
Në mesin e vendimeve që duhet të marrë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, është ai që vendos në kontestin mes Vetëvendosjes së cilës i përket dhe PDK-së, për anëtarin e fundit të KQZ-së. Në Presidencë nuk treguan se cili do të jetë vendimi, por thanë se ai do të bazohet në Kushtetutë dhe aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese
Presidentja Vjosa Osmani e ka mbyllur mandatin pa e kompletuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Vendimi për të vendosur nëse anëtarin e fundit duhet emëruar të propozuarin nga PDK-ja apo nga Vetëvendosja, i është bartur ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Në Presidencë nuk treguan se kë do ta emërojë Haxhiu.
“Para çdo vendimi do të shqyrtohen të gjitha dokumentet dhe rrethanat përkatëse, përfshirë edhe aktvendimet dhe aktgjykimet relevante të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi do të merret mbi bazë të Kushtetutës dhe ligjit në fuqi, duke garantuar integritetin e procesit dhe funksionimin e rregullt të KQZ-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së ushtrueses së detyrës së presidentes.
11 prilli është afati i fundit ligjor për ta bërë emërimin.
PDK-ja në përbërjen e kaluar ka pasur dy anëtarë. Në këtë parti thanë se presin nga Haxhiu që pa vonesë ta emërojë Rashit Qalajn, që është propozuar nga kjo parti.
“Përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në KQZ është e drejtë kushtetuese dhe jo çështje interpretimi politik. Çdo vonesë e mëtejshme në këtë drejtim është e pajustifikueshme dhe dëmton funksionimin e rregullt institucional. Sa u përket hapave të mëtejmë, pa paragjykuar vendimmarrjen, PDK-ja do të shqyrtojë të gjitha opsionet ligjore dhe kushtetuese në dispozicion për të mbrojtur të drejtën e saj të garantuar me Kushtetutë dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të PDK-së.
E, në Vetëvendosje nuk treguan nëse do të ndërmarrin hapa ligjorë, po qe se Haxhiu nuk ua mundëson përfaqësimin me tre anëtarë në KQZ.
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se anëtari i fundit i këtij institucioni i takon PDK-së, edhe sipas Kushtetutës e edhe sipas praktikës së deritanishme. Ajo shtroi nevojën që emërimi të ndodhë sa më shpejt.
“Në qoftë se nuk emërohet një anëtar i dytë, praktikisht i PDK-së, atëherë i bie që mbesin 10 anëtarë dhe nëse kemi votim, mund të mbesë rezultati 5 me 5 dhe atëherë çka? Pra, cenohet funksionimi, sepse aty vendimmarrja bëhet në KQZ. Por, cenohet edhe i gjithë integriteti i zgjedhjeve, jo vetëm i KQZ-së”, ka thënë Daka.
Kushtetuta kërkon që gjashtë anëtarë të KQZ-së emërohen nga 6 grupet më të mëdha parlamentare që nuk mbajnë vende të rezervuara. E, nëse në Kuvend ka më pak grupe parlamentare, sipas Kushtetutës, grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë.

Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Kurti nga RMV: Një hap i ri drejt lidhjes Kosovë-Maqedoni e Veriut
Kamberi kritikon Vuçiqin për gjuhën antishqiptare: “A është fyerja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në BIA?”
Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve
Palatova: Duam ta shohim Kosovën dhe Ukrainën duke zënë vendin e tyre në Bashkimin Evropian
Aziri: Serbia e spastroi etnikisht Medvegjën, radhën e kanë Bujanoci e Presheva
William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
Përmbytjet katastrofike në kufirin Nepal-Tibet vrasin të paktën 165 persona
Qeveria ndan mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna esenciale
Mbetjet në Zubin Potok shtojnë presionin mbi Beogradin për hapjen e arkivave