Prishtinë 06 Prill 2026. 13:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku në fokus ka qenë situata politike dhe procesi i zgjedhjes së presidentit.
Kurti bëri të ditur se takimi është zhvilluar në një frymë dashamirëse dhe konstruktive, ndërsa të dy palët janë pajtuar se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, shkruan IndeksOnline.
“Me kryetarin Lumir Abdixhiku kemi zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth dy orë, ku kemi diskutuar për situatën politike. Na kanë mbetur edhe rreth tre javë për zgjedhjen e presidentit.
Takimi u zhvillua në një frymë dashamirëse dhe u vlerësua se zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje. Sfida jonë nuk është e lehtë, pasi një parti duhet të sigurojë 80 vota në kuvend. Kemi bërë përpjekje edhe më herët, përfshirë kandidimin e Konjufcës dhe kundërkandidimin e Kollçakut.
Tani jemi në një situatë ku vazhdojmë përpjekjet dhe mbetemi optimistë, por nuk mund të themi sot me siguri për rezultatet. Si udhëheqës të subjekteve demokratike dhe transparente, në këtë fazë nuk mund të flasim për emra konkretë, që nuk kanë sjell rezultate të suksesshme apo konkrete”, ka thënë Kurti.

Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave