Prishtinë, 05.04.2026 08:59
Edhe anëtari i dytë i ekuipazhit të një avioni luftarak amerikan ”F-15”, i rrëzuar mbi Iran është “i sigurt dhe shëndoshë e mirë” pasi u shpëtua nga ushtria, tha sot presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social herët në mëngjes.
“Ai pësoi lëndime, por do të jetë mirë”, tha Trump, duke e përshkruar misionin për të rikuperuar anëtarin e shërbimit si “një nga operacionet më të guximshme të kërkimit dhe shpëtimit në historinë e SHBA-së”.
Një avion luftarak amerikan F-15E u rrëzua mbi Iranin të premten, duke shkaktuar shqetësim të madh në Uashington se forcat iraniane mund të kapnin të dy anëtarët e ekuipazhit dhe t’i përdornin si levë në negociatat për t’i dhënë fund luftës.
Trump konfirmoi se piloti i parë i avionit ishte shpëtuar më parë, duke vënë në dukje se SHBA-të fillimisht nuk e kishin zbuluar këtë për të shmangur rrezikimin e operacionit të dytë të shpëtimit.
Sipas raporteve të medias, forcat speciale amerikane u vendosën në Iranin jugor pjesërisht për të parandaluar kapjen e anëtarit të dytë të ekuipazhit, një oficer armatimesh.
Media iraniane raportoi se shuma të mëdha parash, thuhet se deri në 100 000 dollarë, ishin ofruar për kapjen e tij.
Trump tha se ushtria amerikane kishte vendosur “dhjetëra avionë, të armatosur me armët më vdekjeprurëse në botë, për ta rikuperuar atë”.

Humbjet e Rusisë në Ukrainë, vlerësohen mbi 720 mijë ushtarë të vrarë
Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Demokratët dominojnë Kongresin amerikan, sigurojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës
Tetë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, Moska shkel edhe hapësirën ajrore të Polonisë
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%