Prishtinë, 25 nëntor 2026 06:48
Mediat opozitare ruse, Mediazona dhe Meduza, kanë raportuar se numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftën kundër Ukrainës mund të jetë mbi 720 mijë, duke sugjeruar se humbjet e Moskës janë më të mëdha sesa shifrat e raportuara më parë.
Sipas këtyre mediave, të cilat u referohen të dhënave të Byrosë së Statistikave të Rusisë, deri në fund të shtatorit të vitit 2026 janë konfirmuar rreth 490 mijë ushtarë rusë të vrarë.
Megjithatë, Mediazona dhe Meduza vlerësojnë se shifra reale është dukshëm më e lartë, pasi në statistikat zyrtare nuk përfshihen qindra mijëra ushtarë të raportuar si të zhdukur në luftime, për të cilët dyshohet se kanë humbur jetën.
Ndërkohë, sipas analizave të agjencive perëndimore dhe zyrtarëve ukrainas, nëse në llogaritjen e humbjeve përfshihen edhe ushtarët e plagosur rëndë, numri i përgjithshëm i viktimave dhe të plagosurve në radhët e forcave ruse arrin në rreth 1.6 milion.
Kjo shifër, sipas këtyre vlerësimeve, tejkalon humbjet e kombinuara të Rusisë në të gjitha luftërat e zhvilluara pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë luftën në Afganistan dhe dy luftërat në Çeçeni.
Në anën tjetër, Ukraina nuk publikon të dhëna zyrtare për humbjet e saj ushtarake. Megjithatë, vlerësime të ndryshme perëndimore sugjerojnë se gjatë së njëjtës periudhë janë vrarë nga 150 mijë deri në 200 mijë ushtarë ukrainas, ndërsa rreth 300 mijë të tjerë janë plagosur.

Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Demokratët dominojnë Kongresin amerikan, sigurojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës
Tetë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, Moska shkel edhe hapësirën ajrore të Polonisë
Bordi i Paqes paralajmëron për dështimin e armëpushimit në Gaza, kritikon Izraelin dhe Hamasin
Humbjet e Rusisë në Ukrainë, vlerësohen mbi 720 mijë ushtarë të vrarë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Rasti i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe katër persona tjerë të dyshuar