Prishtinë, 03.04.2026 21:07
U rënditen disa nga provat kryesore të prokurorisë.
Ato përbëjnë pjesën më të rëndësishme të aktit akuzues për spiunazh ndaj ish zyrtares së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq.
Nga raportet policore, përgjimet e telefonëve e atkgjykimet e gjyqësorit në Kosovë për të akuzuarit e tjerë për spiunazh.
Në elaborimin e këtyre provave, prokurori i rastit theksoi se Gjukanoviq, në mënyrë të vazhdueshme ka dërguar materiale tek agjentët e BIA-s, me qëllim cënimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës.
“Janë dokumente konkrete të cilat janë me përmbajtje sensitive, që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, masovikimin e diplomave të universitetit paralel, me aktivitetin e Policisë së Kosovës dhe takime të mbajtura me zyrtarë të lartë të OSBE-së me zyrtarë të institucioneve tjera dhe me përfaqëues të organizatave joqeveritare në pjesën e veriut”, deklaroi prokurori special, Bekim Kodraliu.
Prokurori tregoi se në bazë të bisedave telefonike, Gjukanoviq ka marrë instruksione nga agjentë të BIA-s, duke iu siguruar atyre informacione të dorës së parë.
“E pandehura Gjukanoviq ka pranuar detyra direkte nga agjenti i BIA-s, Vlajiq, të cilat i ka marrë nga Ratko Gajtanoviq, me qëllim të realizimit të detyrave të tyre. Janë përshkrime të cilat janë gjetur në telefonin e të pandehurës, ku agjenti iu BIA-s kërkonte informacione në lidhje me kontakte dhe qytetarë të ndryshëm të rajonit të Mitrovicës, ndërsa në një kohë shumë të shkurtër, e pandehura ia përcjell informacione e sakta dhe të detajuara për personat e kërkuar”.
Sipas provave të prokurorisë, Gjukanoviq ka dhënë informacione edhe për stafin e OSBE-së dhe qëndrimet e secilit prej tyre për Kosovën.
Përpos kësaj, prokuroria thotë se raportet e OSBE-së u influencuan sipas direktivave të BIA-s përmes Gjukanoviq.
Më këtë rast, prokurori lexoi disa nga bisedat.
“Mendoj se pas kësaj do t’ju ndalojnë të dërgoni raporte nga unë. Ata do të sëmurën duke lexuar”. Në bazë edhe të provave tjera edhe komunikimeve, ne nuk mundemi të mos vërtetojmë se e pandehura këto informacione i ka dërguar më qëllim që t’iu shërbejë BIA-s”.
Në duart e prokurorisë, janë edhe bisedat e Gjukanoviq me tanimë të dënuarin për spiunazh, agjentin e BIA-s, Aleksandër Vlajiq.
“Kurdo që të jesh lartë (duke iu referuar Serbisë), e ke numrin (duke iu referuar numrit të Ljubish Bukviq. Agjenti i BIA-s i shkruan si në vijim – “Nuk jam i vetmi unë që të falënderoj, por edhe firma. Nga provat që i kemi siguruar, pa asnjë mëdyshje konkludojmë se firma i referohet shërbimit inteligjent të BIA-s”, tha Kodraliu.
Përkundër gjithë kësaj, edhe në këtë seancë gjyqësore, Jelena Gjukanoviq nuk e pranoi fajësinë.
Madje, mbrojtja e saj pretendon se asnjë pikë e aktakuzës nuk është e argumentuar.
“Nuk ekziston koha e vërtetuar e kryerjes së veprës penale, nuk ekziston vepra konkrete e përshkruar, nuk ekziston e dhëna konkrete e përshkruar, e cila gjoja se është dhënë nga institucioni. Dhe nuk ekziston prova se një e dhënë e tillë, e natyrës sekrete rrezikon sigurinë e Kosovës”, tha mbrojtësi i Gjukanoviqit, Predrag Milkoviq.
Seanca vazhoi me kundërshtimin e provave të prokurorisë nga ana e mbrojtjes

“Serbia synon destabilizimin e Kosovës”, ekspertët flasin pas aktakuzës ndaj Shehollit
Hapi i radhës drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve në Gjakovë
“Agjenturat serbe kanë rritur aktivitetin”/Eksperti i sigurisë kërkon fokus të shtuar në brezin kufitar
Kurti: Nuk është në rregull që Radoiçiq është ende i lirë
Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
Njohësit e sigurisë: Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës
Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit