Prishtinë, 05.04.2026 09:48
Dërgimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gazë përbën një hap strategjik dhe dëshmi se Kosova po shndërrohet nga konsumator në ofrues të sigurisë, tha drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli.
Vrajolli në një intervistë për Ekonomia Online, theksoi se ky angazhim është edhe një formë e kthimit të kontributit ndaj partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Po, kjo do të thotë që Kosova në njëfarë forme është pjekë si shoqëri. Kosova ka arrit me u transformu prej një konsumatori të sigurisë në një ofrues të sigurisë, që mendoj që kjo duhet të vlerësohet jashtëzakonisht shumë. Mendoj që po ashtu është një hap strategjik për shkak se ne duhet të shpërblejmë të gjithë atë kontribut që bashkësia ndërkombëtare ka dhënë për Kosovën, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që në këtë rast mendoj që është po ashtu një kontribut në kthim për atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë për neve, dhe mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë. Po ashtu është një mundësi e mirë për Kosovën që të jetë kontribuese e paqe ndërtimit nëpër botë. Siç dihet në rripin e Gazës ka pasur një konflikt jashtëzakonisht të vështirë edhe mendoj që ai rajon meriton paqe. Po shpresojmë që kjo iniciativë do të sjellë paqe që është pritur për një kohë të gjatë dhe që ai vend, mos të jetë arenë e konflikteve”, tha ai.
Ai shtoi se roli konkret i FSK-së në këtë mision do të përcaktohet më vonë, por çdo kontribut konsiderohet i rëndësishëm.
Mendoj që kjo do të përcaktohet ndërkohë. Mendoj që është herët të flitet për këtë hap. Çfarëdo që të jetë kontributi i FSK-së, do të jetë në njëfarë forme mbulimi i një nga zinxhirëve që nevojitet për të funksionuar ky mision atje, edhe besoj që çdo kontribut që bëhet në këtë drejtim është i barasvlefshëm me kontribute qoftë ato që janë në vijë të parë të ekspozimit qoftë edhe ato logjistike. Mendoj që janë të domosdoshme edhe në çfarëdo kapaciteti që FSK-ja është e përfshirë, mendoj që i kontribuon këtij misioni edhe i kontribuon ndërtimit të paqes atje”, tha ai.
Vrajolli foli edhe për rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtet kyç për anëtarësim në NATO. U pa edhe me rastin e anëtarësimit të Suedisë, sidomos kur kishte një bllokadë nga ana e Turqisë dhe kjo bllokadë u tejkalua pikërisht përmes intervenimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe në këtë rast, në çështjen e pesë mosnjohësve (shtet që nuk e njohin Kosovës), mendoj që të gjitha këto katër mosnjohëse që janë në NATO janë të rreshtuara përkrah interesave të shteteve perëndimore dhe mendoj që një presion nga një shtet kyç siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presion i mirëfilltë, jo presion që në njëfarë forme t’i thej parimet po t’i kthej këto shtete në bazën parimore, mund të ndikojë që ato të mos e bllokojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO apo edhe të bëjnë hap tutje që ta njohin Kosovën”, tha ai.

Xhenierët luftarakë të FSK-së përfundojnë me sukses kursin bazik, rriten kapacitetet operacionale
Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake
Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit
Mark Burns: Policia e Kosovës bën punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e komuniteteve
Stërvitja shumëkombëshe në Kroaci në shënjestër të dezinformimit serb
Policia, FSK, KFOR-i dhe EULEX-i bashkohen në ushtrimin “Shpata e Artë”
Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan